Banorët janë trembur pas lëkundjeve të forta që u ndjenë mbrëmjen e sotme. goditje me magnitudë 4.5 të shkallës righter ka bërë që banorët të dalin nga banesat e tyre në rrugë, ku ndihen më të sigurtë.
Siç shihet edhe në foto, ashtu rrëmujshëm dhe të veshur siç ishin, njerëzit kanë vrapuar duke braktisur banesat e tyre.
Vendi nuk po gjen qetësi. Një tjetër goditje e fortë me epiqendër në fshatin Hamallaj të Durrësit ka shkundur të gjithë vendin.
Tërmeti këtë radhë ishte me magnitudë 4.5 i shkallës righter. Lëkundjet e forta janë ndjerë në Tiranë, Durrës dhe të gjitha zonat përreth, due bërë që njerëzit të dalin në rrugë.