Home Aktualitet Nesër mblidhet Komiteti Shqiptar i Rindërtimit, Rama: Do të dëshiroja që opozita të bashkohet me ne

Nesër mblidhet Komiteti Shqiptar i Rindërtimit, Rama: Do të dëshiroja që opozita të bashkohet me ne

nga Albina Hoxhaj

Rindërtimi i vendin nga situata që krijoi tërmeti i 26 nëntorit, është me rëndësi të madhe, tha Kryeministri Edi Rama sot, ndërsa informoi se nesër do të takohet me Komitetin Ndërkombëtar të Rindërtimit.

Në takimin me ambasadorët e huaj, Kryeministri tha se “problem i madh është financimi i gjithë operacionit. Për ne është si një uragan që ka goditur jetën tonë të përditshme”. “Nesër do të takohem me Komitetin Shqiptar të Rindërtimit. Është një takim transversal me përfaqësues nga qeveria, shoqëria civile në solidaritet me njerëzit që kanë nevojë, me përfaqësues të bankave, të shoqatave të ndryshme tregtare, Dhomës së Tregtisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, tha ai.

Gjithashtu, Kryeministri Rama ftoi sërish opozitën për bashkëpunim, që të bëhen pjesë me idetë me të mira në rindërtimin e pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit, që goditi vendin tonë.

“Do të dëshiroja që opozita të bashkohet me ne. I kam ftuar dhe do t’i ftoj sërish për të sjellë përfaqësuesit e tyre, për të sjellë idetë e tyre në tryezë dhe t’i ndajnë me ne shqetësimet dhe për të marrë idenë më të mirë”, tha Rama.

“Nuk është fjala këtu kush është më inteligjenti. Kemi pasur shumë kohë dhe do të kemi kohë mjaftueshëm kur e gjitha kjo të kalojë, me ndihmën e Zotit, që të zihemi se kush është më i mençuri, më i miri. Tani është koha që të përballemi me sfidën si qenie njerëzore që kanë përgjegjësinë për të marrë vendime për më të mirën e vendit tonë. Shpresojmë të vijë, por edhe njëherë kemi nevojë për ju”, – u shpreh Rama. 

Lajme te ngjashme