Home Aktualitet Ambasadori turk: Do të ndërtojmë 500 njësi banimi për të prekurit nga tërmeti

Ambasadori turk: Do të ndërtojmë 500 njësi banimi për të prekurit nga tërmeti

nga Albina Hoxhaj

Presidenti turk, Regep Tayp Erdogan ka deklaruar se do të ndërtojë 500 njësi banimi në Shqipëri, pas dëmeve katastrofike që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük, tha në takimin e Kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të tjera se në Shqipëri kanë ardhur ekipet që do të bëjnë të gjitha studimet dhe në bashkëpunim me qeverinë të ndajnë vendet dhe qytetet ku do të ndërtohen këto godina të reja për gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Që nga momenti i parë ne filluam të bashkërendojmë përpjekjet me qeverinë shqiptare. Ekipe nga Turqia erdhën brenda 12 orësh, agjencitë e fatkeqësive erdhën për operacionet e kërkim-shpëtimit, Ministria e Shëndetësisë dërgoi 8 ekipe mjekësore”, tha ai, duke shtuar se Gjysmë hëna turke ka filluar të bëjë fushatë në Turqi për të ndihmuar gjithë ata njerëz vëllezër dhe motra në nevojë”, deklaroi ai.

“Siç e dini, z.Kryeministër, Presidenti Erdogan që nga dje njoftoi se Turqia do të ofrojë 500 njësi banimi në zonat e prekura nga tërmeti. Në këtë kuptim, që sot në mëngjes ekipet tona të ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Urban kanë mbërritur në Tiranë dhe sot patëm një takim të rëndësishëm nën patronazhin e ministrit të Kulturës për të bashkërenduar projektet për strehimet e reja. Në këtë kuadër, ekipet shkuan në terren në Durrës dhe në Laç për verifikimin e  dëmit dhe për të kërkuar zona të përshtatshme për të ndërtuar këto apartamente të reja. Modeli i punës i agjencisë sonë të strehimit publik nuk punon duke i prishur një nga një shtëpitë në vende të ndryshme sepse unë fola me kryetarin e ekipit paras e të vija në këtë takim, dhe më thanë që ka nevojë që qeveria t’u tregojë zonat në qytetet ku ju mendoni se duhet t’i bëjmë, në Durrës, Laç Lezhë apo kudo, por ata nuk përdorin modelin e transformimit të qytetit apo rrugëve. Misioni i tyre është të ndërtojnë shtëpitë e reja”, deklaroi ambasadori turk.

Lajme te ngjashme