Home Aktualitet Video/ Durrsakët dëshmojnë braktisjen në mes të shkatërrimit: Shteti është inekzistent

Video/ Durrsakët dëshmojnë braktisjen në mes të shkatërrimit: Shteti është inekzistent

nga Albina Hoxhaj

Banorët lagjes 4 në Durrës, janë lënë në mëshirë të fatit dhe mes rrënojave të pallateve që u rrezikojnë jetën. I pari dhe i vetmi që ka shkiar deri sot pranl tyre, ka qënë kreu i opozitës Lulzim Basha i cili këtë pasdite ka parë nga afër gjendjen katastrofike të qindra familjeve të mbetura në mes të rrugës. Të dëshpëruar ata ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
“Kemi 4 ditë që flejmë rrugëve. Për Zotin e madh as çadër asgjë nuk na kanë pru. Mbarum krejt! As një shishe ujë nuk kanë sjellë, veç disa kosovarë që na kanë dhënë rroba”, – thotë një qytetar që nxiton të tregojë atë çka mbetur nga banesa e tij.
Banorët thonë se pallatet rrezikojnë të shemben dhe ata nuk kanë aa çadër ku të fusin kokën.
“Banorët kanë dalë jashtë, flemë aty jashtë pa çadër pa gjë. As çadër nuk na kanë pru, asgjë. Nuk kanë ardhë as me na pa. As inxhinierët për të parë pallatet nuk kanë ardhur, shiritat i ka vënë një polic me banorët”, ankohen pothuajse njëzëri qytetarët e braktisur të kësaj zone të Durësit.
“I pari që po vjen je ti. Askush tjetër ska pyetur për ne. Të lutem përcilli këto shqetësime se jemi duke fjetë rrugëve e në makina”, – i thotë një tjetër banore Bashës i cili premton se do të kërkojë ndihmë urgjente për ta.

Lajme te ngjashme