Kryeministri Edi Rama përmendi edhe njëherë krydemokratin në takimin që po zhvillon me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.

Teksa falenderoi të gjitha vendet për ndihmën që i kanë dhënë në këtë periudhë tragjedie që kaloi Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama kujtoi Bashën dhe tha se e ka thirru në dialog.

I kam thirrur në dialog. Është koha të mblidhemi. Do kemi kohë që të zihemi që kush është më i mençuri dhe kush është më i zoti. Tani prioritet ka populli. Unë i kam ftuar opozitarët që të vijnë të ulen bashkë me mua në dialog. Kemi një periudhë të vështirë përpara. Ishalla vijnë të ulemi. Shpresoj,”– tha Rama ndër të tjera.