Komisionieri slloven i Menaxhimit të Krizave në BE Janez Lenarçiç ka vendosur që të mërkurnë e javës që vjen të vijë në Shqipëri, disa ditë pas tragjedisë së 26 nëntorit.
Në një postim në rrjetet sociale, presidentja e re Komisionit Europian Ursula von Der Leyen shkruan se ka respekt për shqiptarët dhe për mënyrën se si e kaloi situatën e tërmetit.
Presidentja tregon gjithashtu se ka folur në telefon me kryeministrin Edi Rama dhe se nëpërmjet tij është informuar për gjendjen e vështirë në Shqipëri.
“Janez Lenarçiç do të udhëtojë në Shqipëri të mërkurën. I kam kërkuar të më informojë vazhdimisht për situatën. Sapo fola me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili më tregoi për situatën e vështirë në vend pas tërmetit. Kam një respekt të madh për popullin shqiptar, i cili është treguar i qetë pavarësisht kushteve të rënda. Dua t’i sigurojë shqiptarët se BE-ja është pranë tyre me dhimbje dhe veprim,”-shkruan Von Der Leyen.