Home Aktualitet “Thuaj një llaf të mirë, ma ço në Itali”, babai i Xhesikës iu lut Ramës para se e bija të mbyllte sytë, fjala që i dha kryeministri

“Thuaj një llaf të mirë, ma ço në Itali”, babai i Xhesikës iu lut Ramës para se e bija të mbyllte sytë, fjala që i dha kryeministri

nga Albina Hoxhaj

Babai i Xhesika Biqikut, viktimës së 52 nga tërmeti i tmerrshëm iu lut kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm, pak orë para se e bija të ndërront jetë. Teksa Rama ishte në zonën e Kombinatit, Ilia Biqiku iu drjetua kryeministrit dhe iu lut t’ja çonin vajzën në Itali.

“Kam gocën në spital. Është në gjendje të rëndë tek Trauma. Erdhi doktori italian, por është rëndë. Aman, thuaju një llaf të mirë të ma çojnë në Itali. Të më mbushë goca 20 vjeç. Kam edhe gocën e madhe të sakatuar,”- dëgjohet teksa i thotë babai i të ndjerës kryeministrit.

Ndërsa Rama i dha fjalën duke i thënë se e kishte me merak vajzën e tij, si të ishte e vetja. Por pak orë më vonë, shpresat u shuan për Xhesikën që i ra një tullë në kokë, teksa dilte nga pallati ku banonte në Kombinat dhe e reja ndërroi jetë.

20-vjeçarja ishte parashikuar të nisej me helikopter drejt Italisë që dy ditë më parë, por gjendja e saj e rënduar e vështirësoi këtë proçes. Pasi mjekët italianë panë gjendjen e saj u shprehën se lëvizja më e vogël do të ishte fatale për jetën e Xhesikës.

Lajme te ngjashme