Situatë e rënduar humanitare, banorët e Laçit i ankohen Bashës: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë
Banorët e Laçit që janë dëmtuar nga tërmeti, përveçse janë jashtë, po vuajnë një situatë të rëndë humanitare. Të revoltuar ata i janë ankuar kreut të PD, Lulzim Basha, i cili i ka vizituar sot, se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
“Nuk kemi marrë gjë, ngelen duke i ndarë për robt e vet”, – shprehet një zonjë e cila ka 5 ditë që kalon natën jashtë dhe pa asnjë ndihmë.
“As çadra nuk na kanë sjellë”, – i thotë zotit Basha një banor tjetër i dëmtuar nga termeti.
Një nënë me 4 fëmijë thotë se është e detyruar të jetojë në kushte të rënduara me fëmijët e saj dhe se askush nuk ka marrë mundimin të interesohet për të.
“Jetoj te nana me 4 kalamajt. Nuk më është dhënë aanjë ndihmë deri sot. Më është prish shtëpia dhe askush ska ardhë. As sot skam marrë asnjë ndihmë”, – thotë ajo e dëshpëruar.
Zoti Basha u ndal pas mesditës së sotme në Laç, një nga zonat e goditura nga tërmeti, por që nuk ka pasur asnjë zgjidhje nga institucionet. Banorët nuk kanë marrë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Gjithashtu nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje
Me Shume
Berisha: Rama fali 1.5 milionë metra katrorë truall në Durrës, për të ndërtuar “Dubai City-n, Rama-Emar”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet për të denoncuar një tjetër aferë sicc...
Lerini flamujt e shteteve të tjera se i mbrojnë vetë ata
Flamujt e huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë. Edhe në këtë rast...
“Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga selia blu,...
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë.
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar këtë mbrëmje në Berat dhe po dërgohet drejt Tiranës. Ai është...