Home Aktualitet Rama – qytetarëve: Mos flini në makina se nuk ju punon truri

Rama – qytetarëve: Mos flini në makina se nuk ju punon truri

nga Albina Hoxhaj

Kryeministrit Edi Rama i doli situata jashtë kontrollit kur u përball me qytetarët e zonës së Kombinatit. Të stresuar për shkak të tërmetit dhe dëmtimeve në banesa, ata i kërkuan llogari kryeministrit se ku duhet të shkojnë tani.

Kryeministri nuk i kurseu as fyerjet ndaj tyre, kur tha se “nëse flini në makina, mendja do ju punojë si makina të prishura”. Sa i përket vetes, Rama tha se ai nuk lëviz as nga krevati kur bie tërmet.

Kryeministrit Edi Rama i doli situata jashtë kontrollit kur u përball me qytetarët e zonës së Kombinatit. Të stresuar për shkak të tërmetit dhe dëmtimeve në banesa, ata i kërkuan llogari kryeministrit se ku duhet të shkojnë tani.

Banorja: Si t’ia bëjmë, ku të flemë, duam të flemë.

Edi Rama: Eja me mua, të çoj që qendra sociale, dhe të ve unë në gjumë, mos rrini nëpër makina se do ju punoje truri si makinë e prishur pastaj.

Banorja: Nuk më lejojnë, janë plot dhe unë jam në punë.

Edi Rama: Shyqyr Zotit ju ruajti, përqafo vajzën se dje përcollëm 22 vetë nën dhe.

Banorja: Viktimat e radhës i bie të jemi ne

Edi Rama: Edhe unë këtu kam qenë, dhe i kam njrëzit e familjes tim në këtë hall.. Pse do jesh viktima të radhës? Mos u fut në pallat. Shko tek qendra sociale që të mos kesh qiellin mbi kokë

Banorja: Duam ekspertë për të vlerësuar dëmet.

Edi Rama: Do më lini ta mbaroj se ka të tjerë shumë më keq se ju. Na lini të bëjmë analizën me të gjithë. Shkoni në qendrën sociale.

Banorja: Më është dëmtuar banesa njëkatëshe, nuk di si tia bëj tani.

Rama: Po ti ç’do, ne jemi për pallatet këtu. Ti dhe unë, katunarët që i kemi njëkateshe, një vrap i kemi e dalim, edhe pse unë nuk lëviz fare nga krevati, le të bjerë tërmet. Është e shkruar kjo xhan, i ikën tërmetit- e gjen te rruga, del aty, fap rrëshqet te lëkura e portokallit.

Lajme te ngjashme