Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe presidenti Ilir Meta kanë qënë të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’.

Fotografi Agim Rama ka sjellë disa detaje që nuk janë vënë re nga kamerat e televizioneve që transmetuan ceremoninë. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, kreu i shtetit nuk ka qënë shumë i lumtur kur ka takuar socialistët dhe kjo e ka treguar fytyra e tij.

“Meta dhe Koçi shtëngojnë duart pa e parë njëri-tjetrin në sy pasi ky i fundit është me agresivi ndaj presidentit në median e shkruar dhe atë visive,”-shkruan fotografi. Ndërsa në një foto tjetër shton: Presidenti Meta mbyll sytë kur takohet me zv.kryeministri Braçe.

Prej kohësh, politikanët në vend kanë “mëri” ndaj njëri-tjetrit pasi kohët e fundit janë përplasur për tema të ndryshme. Maxhoranca kërkon të shkarkojë presidentin Meta, ndërsa kreu i shtetit do të rikthejë referendumin sipas Kushtetutës.