Në Tiranë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit kemi 1192 banesa individuale, të cilat kanë dëmtime serioze dhe 265 palalte që kërkojnë një vlerësim.
Kështu deklaroi sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë Kryeministri Edi Rama.

“8 shkolla numërohen të dëmtuara, një qendër shëndetësore dhe në këtë drejtim të gjithë infrastrukturës publike, kopshte , shkolla, çerdhe po kryhet dhe do të përfundojë një analizë e plotë me shpejtësi maksimale të kushteve”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kemi në listën e dëmeve të shkaktuara disa situata që janë më specifikisht problematike siç është situata te blloku i pallateve në urën e Dajlanit, në drejtim të mzueut të dëshmorëve në Durrës, te k rruga “Aleksandër Goga” në drejtim të Spitallës, tek lagjia 14 në Shkozet, tek lagjia 13 plazh, Thumanë, Manëz, Bubq dhe Ishëm pa diskutim”.

“Problematikat me të cilat shtabet duhet të përqendrohen fort tani janë që të identifikohen dhe të regjistrohen pa asnjë përjashtim familjet e prekura nga dëmet e prekura nga tërmeti. Janë dy kategori familjesh që duhet të kërkojnë fuqi për të qenë mirëkuptues që nuk mund të jenë objekt i kësaj përpjekje , një kategori janë familjet që përpara tërmetit kanë rezultuar të pastrehë sic ka kudo njerëz dhe familje që kanë nevojë për strehim dhe që banojnë në shtëpi me qera, shtëpi të cilat janë në rregull nuk mund të kërkojnë të futen në listën e familjeve që do të trajtohen me strehim si pasojë e tërmetit”-, nënvizoi Rama.
Kryeministri tha se “programi i rindërtimit nuk është një program për të zgjidhur problemin e strehimit të gjithë Shqipërisë, por është një program për të zgjidhur strehimin e të gjithë atyre që e kanë humbur atë”.

Kategoria tjetër, vijoi Rama, ajo e banesave me një standard shumë të ulët kushtesh është një kategori që ne e kemi identifikuar si rezultat i punës së bërë nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministri i Brendshëm dhe paraprakisht.

“Para dy javësh kemi patur edhe një takim për të parë sesi do të mund ta adresojmë këtë problem. Flas për familje të varfra , flas për ato familje që janë pjesë e punës së organizatave solidare. Edhe këto familje e këto banesa nuk mund të hyjnë në kategorinë e familjeve dhe banesave që janë prekur nga tërmeti. Kuptohet ato raste kur tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëtejshme, fatmirësisht ne e kemi fotografuar këtë situatë, i kemi me fotografi me një dosje të veçantë”, – tha Rama