Home Aktualitet Tërmeti/ Rama: Patën 50 viktima, 7-15 vite burg për ndërtuesit dhe arkitektët që ndërtojnë në shkelje, bursa 15 mijë lekë për studentët dhe nxënësit e prekur

Tërmeti/ Rama: Patën 50 viktima, 7-15 vite burg për ndërtuesit dhe arkitektët që ndërtojnë në shkelje, bursa 15 mijë lekë për studentët dhe nxënësit e prekur

nga Albina Hoxhaj

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama mblodhi për herë të katërt qeverinë për tërmetin që goditi vendin më 26 nëntor. Rama theksoi se tërmeti rezultoi tragjik, ku pati 50 viktima dhe 41 persona ende në spitale, 3 prej të cilëve po kurohen jashtë vendit. Sipas tij 38 jetë njerëzisht janë shpëtuar vetëm nga ekipet shqiptare.

Krue i qeverisë dha edhe një ultimatum për ndërtuesit, ku u shpreh se shumë shpejt do të miratohet ligji për ta dhe do të dënohen nga 7 deri në 15 vite burg nëse bëjnë ndërtime me shkelje. E njëjta masë sipas tij do të miratohet edhe për arkitektët dhe supervizorët që bashkëpunojnë me këta ndrëtues.

Kryeministri bëri edhe një rezyme ku deklaroi se pas tërmetit 2472 banorë janë vendosur nëpër hotele. Ai iu bëri thirrje njerëzve që të mos jenë në panik nga nga plasaritjet e banesave apo krisjet, pasi me rëndësi është struktura e godinave dhe se shumë shpejt në terren do ketë specialistë për evidentimin e tyre.

Një trajtim të veçantë sipas Ramës do të kenë famailjet që patën viktima. Kreu i qeverisë nënvizoi se  familjet që kanë viktima duhet që urgjent të hynë në banesa të reja. Për nxënësit dhe studentët që kanë humbur familjarë, ai premtoi se do të ketë një bursë prej 15 mijë lekë në muaj. Po kështu ai premtoi për pesionistët e prekur se do të kenë pension të veçantë.

50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur.  Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate të ditës së djeshme në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

Lajme te ngjashme