Home Aktualitet Cakaj bisedë telefonike me ministrat e Jashtëm të BE-së: Mbështetje për rindërtimin e banesave

Cakaj bisedë telefonike me ministrat e Jashtëm të BE-së: Mbështetje për rindërtimin e banesave

nga Albina Hoxhaj

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një komunikim të hollësishëm telefonik me të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për të diskutuar lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri dhe veprimet e përbashkëta në funksion të rikthimit të normalitetit të plotë në vend.

“Natyrisht, shprehëm një falënderim të posaçëm për mbështetjen e tyre të pakursyer në këto momente të vështira për Shqipërinë. Po ashtu, morëm konfirmimin për vazhdimin e mbështetjes për rindërtimin e plotë të hapësirave të prekura nga tërmeti dhe kujdesin e plotë ndaj të dëmtuarve prej tij”, theksoi Cakaj.

Sipas tij, Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë.

“Mirënjohje e skajshme për miqtë e partnerët e Shqipërisë për solidaritetin e tyre të pashembullt në këtë kohë të rëndë që do ta kalojmë me unitet të brendshëm e kurajo të pamatshme”, – tha Cakaj.

Lajme te ngjashme