Home Aktualitet Lezha nga nesër përfshihet në gjendjen e jashtëzakonshme, Rama: Do t’ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë

Lezha nga nesër përfshihet në gjendjen e jashtëzakonshme, Rama: Do t’ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga dita e nesërme edhe Lezha do ta përfshihet në perimetrin e statusit të veçantë të gjendjes së jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore.

“Përsëris lutjen për durim. Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet. Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup. Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe do t’ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë”, – shprehet Rama.

Gjatë inspektimeve të dëmeve nga tërmeti në Lezhë, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “vetëm ekspertët e vlerësojnë, puna është tek struktura dhe këtë e vlerësojnë ekspertët. Nuk mund ta vlerësojnë njerëzit duke parë është çarë atje apo atje. Sidomos tek pallatet e reja, tek ato s’ka asnjë problem janë me strukturë”.

“Është jetike për të gjithë njerëzit që jetojnë në katet e larta, sa është ai pallati 17 kate, ai nuk ka pësuar asgjë. Po të shikosh kolonat dhe strukturën e tij ai është bërë për 10 ballë. Ndonjë tërmet apokaliptik e prek atë. Nuk është çështje as kafesh as çfarë shikon, është çështje e strukturës”, – nënvizoi Rama.

Duke takuar disa qytetare lezhianë, Kryeministri Rama tha se “çfarë e ka dhënë i madhi Zot kemi me marrë , çfarë nuk e ka dhënë nuk ia merr dot”.

Një qytetare tha kemi frikë të hyjmë nëpër shtëpia, ka plasaritje.

Rama u shpreh se “mos shikoni plasaritjet e murit nëse pallati ka një strukturë që qëndron nëse është një mur mbajtës që mban ai dhe ai është plasaritur ai është më i rrezikshmi.
nëse ju keni frikë mos shkoni në shtëpi. Tërmeti e ka këtë ka ca ditë që vazhdon frika , deri sa të stabilizohen pllakat, pas ca ditësh do të dalë frika. Problemi është që kur të hyni brenda mos të ketë rrezik”.

“Këtë duam të dimë, asgjë më tepër”, tha qytetarja.

Lajme te ngjashme