Home Aktualitet “Këndoj për të ndërtuar”, Ardit Gjebrea ndërmerr nismën e veçantë dhe s’e lë në qiell të hapur

“Këndoj për të ndërtuar”, Ardit Gjebrea ndërmerr nismën e veçantë dhe s’e lë në qiell të hapur

nga Albina Hoxhaj

Kantautori Ardit Gjebrea ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të rindërtuar banesën e një familjeje në Thumanë. Në një status në rrjetet sociale, Gjebrea ka publikuar foto nga vizia e tij në familjane Caci në Thumanë, e cila tashmë ka mbetur e pastrehë pas tërmetit.

Krahas fotove, Arditi shkruan se nën nismën ‘kendoj për të ndërtuar’, më të ardhurat e mbledhura nga Festivali i Këngës Magjike do të rindërtojë shtëpinë e kësaj familjeje për të mos e lënë në qiell të hapur.

#kendojpertendertuar
Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.
#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi,”-shkruan Ardit Gjebrea.

50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit.

Lajme te ngjashme