Basha në Kavajë, thirrje banorëve: Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara, autoritetet të vijnë të kryejnë inspektimet

Read Time:1 Minute, 0 Second

Nga ana tjetër banorët iu ankuam Bashës se prej ditësh janë të detyruar të flenë nëpër makinë, ndërsa shtuan faktin se janë në pritje të ekspertëve për të përcaktuar nëse banesat e tyre përmbushin kushtet për banim apo jo. 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot pranë banorëve në Kavajë, të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Krah tyre Basha u ka premtuar ndihmë dhe i ka bërë thirrje autoriteteve që të inspektojnë banesat dhe të qetësojnë banorët në Kavajë.

Nga ana tjetër banorët iu ankuam Bashës se prej ditësh janë të detyruar të flenë nëpër makinë, ndërsa shtuan faktin se janë në pritje të ekspertëve për të përcaktuar nëse banesat e tyre përmbushin kushtet për banim apo jo. 

Numri një i opozitës u bëri thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos futen në banesa e pallate, që kanë pësuar çarje në strukturë

Më tej Basha u ka thënë banorëve se shumë biznesmen në Elbasan kanë premtuar se do ndihmojnë të prekurit nga tërmeti. “Erdha nga Elbasani, miqtë tanë atje kanë hapur vende nëse keni nevojë. Jeta është mbi të gjitha. Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara”, u shpreh Basha.


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tërmeti gjunjëzon baronin e Xibrakës.
Next post Vangjush Dako afron 2 miljonë dollare për brekushet e Rames, kurse Spiropali 500 mijë dollare për te brendshmet e “ Skenderbeut”.