Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, në Thumanë është zhvilluar ceremonia mortore bëhen nderimet e fundit në kujtim të dhjetra personave që humbën jetën pas tërmetit të 26 nëntorit.

U zhvillua ceremonia e varrimit të dy familjeve, asaj Cara dhe Gregu të cilët u zunë poshtë nga rrënojat e pallateve. Familja Cara është një nga më të prekurat e kësaj fatkeqësie, pasi 6 anëtarë të kësaj familje kanë gjetur vdekjen në gërmadhat e pallateve të shembura. Ndërsa në familjlen Gregu humbën jetën 3 anëtarë.

Homazhet u zhvilluan  nën një çadër pranë një godine që njihet edhe si teatri i Thumanës. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Nuk mungouan vajtimet e të afërmve.