Solidariteti shqiptar në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, po evidentohet në çdo drejtim të mundshëm. Subjekte të hotelerisë në rrethe të ndryshme të vendit kanë filluar që të strehojnë në hotelet e tyre, banorët e prekur nga tërmeti tragjik
Në Hotel “Aliko” në Vlorë janë akomoduar mbrëmjen e së enjtes 85 persona, pjesa më e madhe janë fëmijë nga Durrësi e Tirana, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama njoftoi se çadrat e ngritura në Thumanë dhe në Laç do të hiqen dhe banorët do të akomodohen në hotele.
Më herët, u njoftua se ishin sistemuar edhe 300 persona të tjerë të prekur nga tërmeti në hotelet e zonës.