Teksa kanë kalaur 3 ditë nga ngjarja e rëndë që prekur banorët e Durrësit dhe të Thumanës ka, numri i të plagosurëve  ka shkuar  në  900.  Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Durrësit dhe të Traumës, në Tiranë janë paraqitur 52 qytetarë të lënduar.

Mësohet që nga 900 të plagosurit prej tërmetit që kanë marrë trajtim në spitale, vetëm 731 kanë qenë në spitalin e Traumës dhe Durrësit.

Aktualisht janë të shtruar 63 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveçse një qytetari që paraqitet në gjendje më të rënduar.

Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1107 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 350 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.

Urgjenca kombëtare ka përballuar 5094 thirrje për ndihmë që nga momenti i rënies së tërmetit dhe ka realizuar 1311 misione me autoambulancë.

Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti janë në gatishmëri të përforcuar.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.