Home Aktualitet Bujaria shkodrane/ 9,1 tonë produkte ushqimore për njerëzit e prekur nga tërmeti

Bujaria shkodrane/ 9,1 tonë produkte ushqimore për njerëzit e prekur nga tërmeti

nga Albina Hoxhaj

Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër ka dhënë 9,1 tonë produkte ushqimore për njerëzit e prekur nga tërmeti me magnitudë 6.3 Rihter që ra mëngjesin e së martës në Shqipëri.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se, “bujaria shkodrane nuk kishte si të mungonte në këto momente të vështira për vendin”.

Plot 9,1 tonë produkte ushqimore të dhëna nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër iu bashkuan atyre dhjetërave tonë të ardhura nga Operatorët e Biznesit Ushqimor të cilët u solidarizuan me thirrjen e AKU-së në të gjithë Shqipërinë”, thekson AKU.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit iu gjendet pranë banorëve të prekur nga tërmeti në këto ditë të vështira! Së bashku do të dalim më të fortë nga e gjithë kjo situatë!”, është mesazhi që vjen nga AKU.

Lajme te ngjashme