Home Aktualitet Rama mbledh qeverinë, shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç

Rama mbledh qeverinë, shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për herë të tretë qeverinë, ku u diskutuan dëmet dhe pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit. Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç.  Në fjalën e tij ai i bëri thirrje opozitës që të bëhet pjesë e Komitetit të Rindërtimit duke theksuar se është mirë që të jemi bashkë në këto ditë të vështira. Rama përmendi edhe deklaratat e Bashës për zonën e Laçit, duke theksuar se i përputhen idetë dhe shqetësimet me kreun e opozitës.

Kryeministri foli edhe për ndihmat që janë mbledhur duke publikuar shifrat deri më tani dhe tha se janë mbledhur 5 mln euro dhe 1.5 mln dollarë.  Ai u shpreh se banorët nga zonat urbane s’do qëndrojë në palestra por do të akomodohen në hotele.

Po kështu sipas tij nxënësit e prekur nga tërmeti do i rikthehen mësimit dhe se do të ketë mësues ndihmës në çdo hotel.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 magnitudë e shkallës rihter.

Lajme te ngjashme