Në një mbledhje të tretë të qeverisë sot, kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të dëmeve të tërmetit.

“Janë 1260 persona të akomoduar në qarkun e Durrësit, nga të cilët deri më tani janë 625 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave, të tjerët në çadra apo tek të afërimit. Në Thumanë janë 500 vetë në çadra. Por transportohen për në hotelet në Shëngjin. Të gjithë banorët do të spostohen në hotele, ndërkohë që janë dy kategori, janë ata që janë prekur rëndë, dhe atyre që janë në zonat rurale. Në zonën e Bubqit ka një numër të madhe që e kanë të lidhur jetën me blegtorinë dhe kërkojnë çadra pranë banesave të tyre. Për këtë dua që Ministria e Mbrojtjes të marrë masat. Duhet të sigurohemi që periudha e dimrit të jetë sa më e lehtë. Personat që janë pa shtëpi në Tiranë janë 3450.  Në Elbasan janë strehuar 209 persona. Një blianc i përkohshëm i dëmeve në qarkun e Durrësit, kemi 701 banesave të dëmtuar dhe 176 pallate të dëmtuara, 12 të shkatërruara 15 të banesa shkatërruara, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate jashtë funksionit, 61 pallate të dëmtuar rëndë në Tiranë. 1 mijë janë të akomoduar në 5 qendra private, të tjerët në çadra dhe tek të afërmit.  Ky bilanc kërkohet të plotësohet që askusht të mos mbetet jashtë. Sot vijnë inspektorët e parë për të bërë një analizë, në mënyrë që kjo të mos marrë një kohë të gjaë. Ekipi grek është planifikuar të vijë pas mesditës, dhe ai turk, ndërsa ata të Francës në mbrëmje, ekipet e tjera nesër,  Shefqet Kastrati dhe Bexhet Pacolli kanë dhënë 2.5 mln euro. Por nuk janë derdhur në bankë për shkak të bankave që janë të mbyllura. Ajo që kemi në raport që shkon deri tani në 5 milionë euro dhe 1.5 mln dollarë. Ndërsa nga organizatat janë mbledhur 4.5 mln dollarë. Të gjithë duhet të kenë kujdes se ka vërdallë mashtrues, dje u arrestua një që mblidhte lekë në emër të rilindjes dhe në emërin tim. E vetmja faqe është e-albania dhuro. Çdo qindarkë do të bëhet transparente se ku do të shkojë”, u shpreh Rama.