Ndërkohë që të gjithë janë fokusuar në zonat më të prekura nga tërmeti, nga Durrësi në Thumanë, një familje nga Vora ka nevojë për të gjithë ne!

Bëhet fjalë për familjen Tusha që ndodhet në Shargë të Vorës, dhe prej dy ditësh fle jashtë! Një nga të afërmit e familjes ka kontaktuar me iconstyle.al dhe ka kërkuar ndihmë për familjen që e ka të pamundur të jetojë brenda shtëpisë së rrënuar nga tërmeti.