Home Aktualitet Fëmijët e të sëmurë në shi, Romët në Durrës ankohen: Çadrat janë përmbytur, hotelet na refuzojne

Fëmijët e të sëmurë në shi, Romët në Durrës ankohen: Çadrat janë përmbytur, hotelet na refuzojne

nga Editor

Me fëmijët e vegjël në shi, çadra dhe në makina, teksa njëri prej me këmbën në allçi, ata shprehen se askush nuk i ka marrë për t’i dërguar në hotele ku janë strehuar pjesa tjetër, por janë të detyruar që të qëndrojnë gjithë natën nën ujë duke akuzuar për diskriminim.

Një pjesë e banorëve të komunitetit rom dhe egjiptian në Durrës nuk janë strehuar në hotelet ku qeveria ka akomoduar qytetarët e tjerë që janë prekur nga tërmeti tragjik që goditi vendin duke i lënë pa banesa dhe jashtë në qiell të hapur.  

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ishte në perimetrin e stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës ku solli zërin me shqetësimet e tyre, të harruar nga pushteti lokal dhe qendror pasi shtëpitë ju dëmtuan nga tërmeti dhe tani cadrat janw permbytur.

Me fëmijët e vegjël në shi, çadra dhe në makina, teksa njëri prej me këmbën në allçi, ata shprehen se askush nuk i ka marrë për t’i dërguar në hotele ku janë strehuar pjesa tjetër, por janë të detyruar që të qëndrojnë gjithë natën nën ujë duke akuzuar për diskriminim.

Ka rënë tërmet prandaj rri jashtë, shtëpia është pritur” tha njëri prej fëmijëve.

Prononcimet e banorëve për Report Tv

Banori 1, Zamir Sadushi: Nuk na rrihet brenda, banesa ka pësuar dëmtime të mëdha. Po rrimë jashtë në fushë, nuk na ka thënë asnjë as me të ngrënë dhe as me të pirë, prandaj po rrimë këtu.

Banori 2; Jemi jashtë se na ka kapur e keqja

Banori 3; Ne ngelëm këtu në shi

Banori 4; Nuk na kanë futur në asnjë vend, çadrat janë mbushur me ujë. Çadrat te stadiumi i hoqën, asnjë nuk ka ardhur me na thënë hajde futu te shkollat

Banori 5; Jemi pa shtëpi nga tërmeti. Asnjë nuk na ka marrë. Morëm në telefon, por asgjë…

Banori 5; Jam 90 vjeç, vallai nga viti ’60 ka rënë më i rrezikshëm se ky tërmeti. Ishim në punë…

Banori 6; Jemi shtatë vetë në makina nuk na kanë marrë, u bëjmë thirrje të na strehojnë se jam me një fëmijë të vogël

Lajme te ngjashme