Home Aktualitet Tërmeti/ Aktori akuzon policinë: Nuk po lejon dërgimin e ndihmave te qytetarët

Tërmeti/ Aktori akuzon policinë: Nuk po lejon dërgimin e ndihmave te qytetarët

nga Editor

Qytetarë nga Tirana, rrethet por edhe gjitha trojet shqiptare kanë kontribuar në ndihma për banorët e prekur nga tërmeti.

Aktori Neritan Liçaj, aktivist i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në një prononcim për Ora News, akuzoi policinë se nuk po lejon dërgimin e ndihmave te qytetarët.

Duhen falenderuar qytetarët e Tiranës, rretheve dhe nga të gjitha trojet shqiptare.Ne i paketojmë. Ndihmat shkojnë aty ku ka nevojë.Po hasim në rezistencë absurde të policisë së shtetit që për turp  përpiqet të bllokojë ndihmat për qytetarët. Nuk na lejojnë, thonë çojini në depot që ju themi ne. Është turp. Bëhet fjalë për jetë shqiptarësh.Njerëzit po vuajnë.Kryeministrti e sheh Shqipërinë nga xhamat e makinës së tij luksoze, mos t’ja fusë kot. Në terren jemi ne.Përveç faktit që gjithë ata njerëz janë në mjerim total se janë jashtë në dimër, ka edhe varfëri që nuk është vetëm prej tërmetit. Ne si Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit kemi çuar ndihma në Durrës dhe Thumanë dy ditët e para, pastaj Lezhë, Fushë Krujë, Ishëm, Sukth, Manzë, Laç, Mamurraz, Fushë Mamurras, Pezë, Prezë, Marikaj, Kinostudio”, u shpreh aktori dhe aktivisti.

Lajme te ngjashme