Home Aktualitet Kikia: Nuk janë viktima të tërmetit, por të shtetit

Kikia: Nuk janë viktima të tërmetit, por të shtetit

nga Editor

Gazetari Mentor Kikia bëri sonte në ‘Opinion’ një deklaratë të fortë, kur tha se ata që humbën jetën në Durrës e Thumanë, janë viktima të shtetit, jo të tërmetit.

Sipas Kikisë, godinat ku vdiqën 23 njerëz në Thumanë, nuk duheshin lejuar, që të banoheshin. Ai theksoi se pas 21 shtatorit, goditjes sizmike të asaj dite, këto pallate ishin goditur rëndë. Por sipas tij, për shkak të papërgjegjshmërisë së funksionarëve, dhe tendencës për te mos dhënë dëmshpërblime, njerëzit u lanë të hynin e jetonin aty, pra u çuan drejt vdekjes.

Gazetari po ashtu fajësoi shtetin për viktimat e Durrësit, duke thënë se ka lejuar ndërtime të papërshtatshme, çka u pa nga tërmeti i dy ditëve më parë.

Lajme te ngjashme