Home Aktualitet Shi me erë të fortë në Durrës. Problem për ekipet e kërkim-shpëtimit

Shi me erë të fortë në Durrës. Problem për ekipet e kërkim-shpëtimit

nga Editor

Ashtu siç edhe ishte parashikuar nga meteorologët, në qytetin e Durrësit kanë nisur rreshjet e shiut shoqëruar me erë të fortë dhe vetëtima.

Moti është përkeqësuar, dy ditë pas tërmetit katastrofik, duke vështirësuar edhe më tepër jetesën e personave të prekur nga tërmeti që goditi Durrësin në 26 nëntor.

Erëra të forta dhe rreshje të dendura shiu kanë nisur prej disa orësh në Durrës dhe Tiranë, duke vështirësuar edhe punën e ekipeve kërkuese në terren.

Megjithëse një pjesë e madhe e qytetarëve që tashmë kanë mbetur të pastrehë prej shtëpive të pabanueshme janë strehuar në hotele, një pjesë e konsiderueshme vijojnë të qëndrojnë në çadra në Laç, Mamurras, Thumanë, Bubq, Romanat, Shijak, Manëz, Vorë dhe Radë.

Lajme te ngjashme