Paralajmëroi tërmet apokalitpik, Meta flet për deklaratën e tij

Read Time:1 Minute, 11 Second

Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një bashkëbisedmim me gazetarët të Abc News dhe Tv Dukagjini.

Mes të tjerash kreu i shtetit u pyet edhe lidhur me paralajmërimin e tij pak muaj më parë për një tërmet apokaliptik që do godiste vendin, i cili nuk u mor seriozisht.

Lidhur me këtë Meta tha se nuk do të donte të ndalej këtu, ndërsa theksoi se mirë do ishte të ishin marrë masa.

Nuk do të doja sot të ndaleshim këtu se ka ende disa shqiptarë që ndodhen nën rrënoja dhe ka edhe mijëra familje që nuk janë kthyer ne banesat e tyre. Është folur shumë për këtë çështje në të kaluarën, unë thjesht kam bërë detyrën time që më takon, nisur nga paralajmërimi që kanë qenë edhe publike, mirë do ishte të ishin marrë masa por nuk do të harrojmë që u ndeshëm me një tërmet në Korcë që ishte shumë më i lehtë por la disa pasojë. Jemi në një zonë të rrezikuar, Italia, Greqia, Turqia kanë qenë nën kërcënim. Ne nuk është se kemi ndonjë përvojë shumë serioze. Ky është një mekanizëm që duhet të përmirësohet. Ata që kanë parë Durrësin dhe Thumanë, të dhënat janë se edhe disa zona të tjera kanë pësuar shumë dëme. Këto janë pasoja afatgjata dhe do të kërkojnë një organizmim shumë të madh. Është një falenderim shumë i përzemërt për të gjithë popullin dhe institucinet e Kosovës”, tha Meta./ABCnews

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Eksperti i SHBA: Duhen përcaktuar prioritetet për mbrojtjen nga tërmetet
Next post Vendi ynë nuk gjen qetësi, shkundet sërish nga tërmeti