Home Aktualitet Shitësi i portokalleve bën gjestin e rradhë për tërmetin!

Shitësi i portokalleve bën gjestin e rradhë për tërmetin!

nga Editor

Nga Mimoza Zekaj

Shitesi i portokalleve ! Ky djali ne foto eshte Ardiani, shitesi ambulant i portokalleve. Eshte nje nga ata njerezit e zakonshem te qytetit tim, por me shpirt te jashtezakonshem. Sot ky djale, me nje thjeshtësi dhe fisnikëri te mrekullueshme, me tregoi se bamirësia jo vetem qe nuk te varfëron, por te larteson dhe te pasuron shpirtin ! – Me bej 3 kg portokalle – i thashe. Mos bli se sapo bleu bashkeshorti-me tha. E di i thashe, por i dua per ti cuar tek ndihmat. Pa e ngritur koken, mori nje qese dhe filloi t’a mbushte me portokallet me te medha. Nuk e peshoi fare dhe ma dha ne dore. Megjithëse u habita, i zgjata leket. Ik-me tha pa i ngritur syte, se nuk kam te te kthej. E kuptova ! Syte mu mbushen me lot dhe fjalet me ngecen ne gryke. Me dha nje mesim kaq te bukur e te jashtezakonshem, kaq fisnik dhe te mrekullueshem ! Faleminderit Ardian, shitesi i portokalleve !

Lajme te ngjashme