Home Aktualitet Ish-ambasadori i përgjigjet Ramës: Kush bën gam-gam

Ish-ambasadori i përgjigjet Ramës: Kush bën gam-gam

nga Editor

Ish-ambasadori shqiptar në Londër, diplomati i njohur Mal Berisha reagoi ndaj komenteve të bëra nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë.

Rama e përdori mbledhjen e mëngjesit për të akuzuar kundërshtarët politikë, duke thënë se ata bëjnë gam-gam. Sipas tij, ishin këto gam-game kundër qeverisë që sollën tërmetin.

Kur sheh atë që po ndodh sot në Shqipëri, të pëllcet zemra nga dhimbja prandaj nuk rrihet pa rreaguar. Është e qartë se viktimat e këtij tërmeti janë viktima të korrupsionit në ndërtim dhe jo vetem. Në këtë situatë tragjike që po jetojmë, pas një mëngjezi të hidhur dhe të bërë edhe më të hidhur nga politika, më erdhi të pyesja veten:
Kush nga këta në këto foto bën ham, ham, ham ose gam gam gam? Qeni I Kosovës që shpëtoi jetë njerëzish apo ata që iu hane paratë edhe qenve të Shqipërisë?

Lajme te ngjashme