Përse drejtor Olsi nuk i bindet Kryeministër Edit?

Read Time:1 Minute, 23 Second

Nga Elio Laze

Mijera personat qe i kishte lindur dicka ne zemer per te dhuruar per fatkeqet qe u preken nga termeti apokalitik, diten e sotme u ndeshen me nje surprize. Nuk mund te vine ne Thumane per te dorezuar ndihmat e tyre sepse kryeministri ka thene qe ndihmat i jepen Bashkive e me pas Bashkite i sjellin ketu. Ky urdher beri qe me dhjetera kamione te kthehen mbrapsht pa mundur te japin tek banoret e Thumanes ate qe kishin taksur e duke mos e pranuar per ta bere bamiresine ashtu sic do kryeministri dhe kalkulimet e tij shejtane.
Por ky urdher nuk eshte njesoj per te gjithe.
Pasditen e sotme, vellai drejtor i Kryeministrit piktor, Olsi Rama zbarkoi ne kamp bashke me lojtaret dhe stafin e Partizanit. Ashtu si i vellai, beri ate qe si familje bejne me mire. Erdhi verdalle, u prek nga cfare pa, la disa kutia me ndihma dhe iku.
Perse urdhri i Edi Rames nuk u zbatua nga Olsi Rama dhe ndihmat t’i dorezoheshin bashkive? Apo se atje nuk ka kamera dhe as hallexhinj qe Ramat i shohin si “perendia mbi toke”.
E nderkohe, absurdi vijon. Ne kampin e te pastreheve, aty ku as gazetaret nuk futen se medemek bejne rremuje, Olsi dhe te tijet, u fut serbes dhe solli vetem rregull!
Familja Rama, eshte e lutur qe ne rast se nuk i ndihmon dot fatkeqet sic duhet, te pakten te mos i vine neper kembe si ajo neper breke, duke i shtuar sikletin.
P.S Nese Ramat vendosin te ikin nga ketu bashke me shown qe dine te bejne, te marrin dhe Erion Bracen me vete.
Thumane, nentor 2019

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Situata kaotike, policia heton dhe ndalon abuzuesit
Next post Basha në Laç, qindra banesa të dëmtuara