Home Aktualitet Ne kujtim te 11 Shtatorit 2001 / Nga Kolonel Dritan Demiraj.

Ne kujtim te 11 Shtatorit 2001 / Nga Kolonel Dritan Demiraj.

nga Arian

Nga Kolonel DRITAN DEMIRAJ.

Të nderuar miq! Si sot 18 vite më parë në orën 8:46 avioni Boing 767 me destinacion Los Angelos u rrembye nga 5 terroriste me origjine nga Egjipti dhe Arabia Saudite (Mohamed Atta, Waleed al-Shehri, Wail al-Shehri, Abdulaziz al-Omari dhe Satam al- Suqami) dhe u perplas me Kullen 1 te WTC. Avioni Boing 767 me destinacion Los Angelos u rrembye nga 5 terroriste te tjere me origjine nga Arabia Saudite (Marwan al- Shehhi, Hamza al-Ghamdi, Ahmed al- Ghamdi, Fayez Banihammad dhe Mohand al-Shehri) dhe u perplas me Kullen 2 te WTC. Avioni Boing 757 me destinacion Los Angeles u rrembye nga 5 terroriste te tjere (Hani Hanjour, Nawaf al-Hamzi, Majed Moqed, Salem al-Hamzi dhe Khalid al-Mihdhar) sulmuan fasaden perendimore te Pentagonit. Avioni Boing 757 me destinacion San Franchiskon u rrembye nga 4 terroriste (Ziad Jarrah, Ahmed al-Haznaw, Saeed al- Ghamdi dhe Ahmed al- Nami) dhe u rrezua nga pasagjeret ne Pensilvani. Ky sulm terrorist shkaktoi vdekjen e 2996 personave te pafajshem dhe plagosjen e mbi 6000 te tjereve dhe shkaktoi miliarda dollare deme ne infrastrukturen e New Yorkut. Ne kete sulm te pabese u vrane 343 heronj zjarrfikes dhe 60 police. Shqiperia u solidarizua ne dhimbjen e Amerikes dhe qe ne javen e pare iu bashkua thirrjes se Presidentit Bush, duke i rreshtuar forcat e saj te armatosura ne koalicionin global ne luften kunder terrorizmit. Padyshim qe nje nga kontributet me te medha (dhe jo vetem) kane forcat speciale shqiptare te cilat kane kontribuar drejtepersedrejti ne zonat e luftimit ne kryeqytetin e talebaneve-Kandahar duke luftuar krah per krah ushtrise Amerikane ne kufirin Afgan-Pakistan, zone e cila konsiderohej me e rrezikshmja ne misionin e ISAF dhe ORS. Krenar qe Kombi im dhe forcat e tij te armatosura vazhdojne te jete ne krah te SHBA- ve dhe shume krenar qe nga viti 2007-2013 kam qene ne krye te ketyre forcave elite, dhe kam drejtuar ne frontet e luftes keta djem me te miret e ushtrise Shqiptare. God bless Albanian-USA relationship. God bless Albanian Special Forces. D.D.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!