Home Aktualitet Nxirren 4 trupa pa jetë te vila Lala, nëna mbante përqafuar 3 fëmijët e saj

Nxirren 4 trupa pa jetë te vila Lala, nëna mbante përqafuar 3 fëmijët e saj

nga Editor

Janë nxjerrë nga vila Lala në Kënetë 4 trupa të pajetë të kësja familjeje duke cuar në 46 numrin i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se trupat I përkasin nënës dhe tre fëmijëve, Emiljo dhe binjakëve Dionis dhe Dionisa. Të gjitha viktimat u gjendën në një vend, ndërkohë që e ema kishte përqafuar e shtrenguar tek trupi I vet fëmijët  e saj.

Një ditë më parë u nxor nga rrenoja gjyshja me mbesën të gjendura në divan ku trupi I gjyshes kishte mbuluar atë të mbesës.

Deri tani shënohen 7 viktima nga kjo familje. Ndërsa tani është në kërkim xhaxhai I familjes.

Aktualisht operacioni i kërkim-shpëtimit është mbyllur në Thumanë dhe te pallati 6 katësh te Kryqi i Kuq në Durrës.

Lajme te ngjashme