Nxirret nga rrënojat një nga anëtarët e familjes Lala

Read Time:55 Second

Është nxjerrë nga rrënojat një nga pjesëtarët e familjes Lala. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave të tjerë në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton në vendngjarje dhe bën me dije se pas më shumë se 48 orëve forcat e mbërritura nga Italia duket se kanë bërë edhe gjetjen fizike të trupave dhe pritet të ndërhyhet për t’i nxjerrë.

Familja Lala është më e prekura nga tërmeti, ku ndërtesa e tyre katër katëshe u shemb duke i zënë poshtë. Bëhet fjalë për 3 fëmijë, nëna e tyre dhe për një burrë që ende janë nën rrënoja.

Fillimisht nga rrënojat e ndërtesës u nxorr e pajetë gjyshja bashkë me mbesën e saj. Ndërsa disa orë më vonë u nxorr i vetmi i mbijetuar, 17-vjeçari Ramë Lala.

Mbrëmjen e djeshme u bë e mundur të nxirret e pajetë Griselda Lala, 22 vjeç. Ndërsa një familje e tërë, dhe 3 fëmijët e saj dy prej të cilëve binjakë vijojnë të jenë nën rrënoja.

Po ashtu poshtë gërmadhave është edhe një tjetër pjesëtar i familjes Lala, i identifikuar si Ilir Lala.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post I moshuari nga Medvegja prek me deklaratën e tij: Sot e mora pensionin, 10 euro kam, do i dhuroj për Shqipërinë
Next post Rritet bilanci/ Nxirren pa jetë tre trupa te ish Këneta