Home Aktualitet Pallati pranë shkollës “1-Maji” në Tiranë rrezikon të shembet, qytetarët kërkojnë ndihmën e ekspertëve

Pallati pranë shkollës “1-Maji” në Tiranë rrezikon të shembet, qytetarët kërkojnë ndihmën e ekspertëve

nga Albina Hoxhaj

Një pallat shtatë katësh pranë shkollës “1-Maji” në Tiranë rrezikon shembjen. Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e Dosja.al qytetarët shprehen se kati i dytë dhe kati i tretë kanë pësuar çarje pas tërmetit dhe banorët nuk ndihen të sigurtë aty.

Ata kërkojnë ndihmën e ekspertëve që të dinë nëse pallati në fjalë është më i banueshëm apo jo. Gjithashtu kanë lënë edhe dy numra telefoni ku mund të kontaktojë kushdo që u vjen në ndihmë.

Celular: 0684391391

Numër tel: 042377345

Për një orientim më të saktë: Bëhet fjalë për pallatin që është në rrugë, në hyrje të tunelit pranë shkollës “1-Maji”.

Lajme te ngjashme