Nisur nga përvoja ime si Prefekt, si ish drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Vendor në MB dhe falë formimit në menaxhimin e krizave në rastet e fatkeqësive natyrore, me bindjen që shqiptarët janë para partisë, jam i gatshëm ti vet ofrohem (pa pagesë) për asistencë Qeverisë, për ti dhënë një dorë në hartimin dhe zbatimin në terren të një plani të detajuar masash organizative dhe menaxheriale pasi deri tani me aq sa duket, Qeveria dhe shtabi i saj i emergjencave është tërësisht jashtë loje.

Është e pafalshme që ende sot pas tre ditëve, të ketë banorë nëpër fshatrat e perimetrit të dëmeve të tërmetit që të thërrasin për ndihmë nëpër rrjetet sociale sepse askush nga përfaqësuesit e shtetit nuk i ka kontaktuar ende.

PS. Nuk bëj shaka, sepse nuk është dita për të tilla gjëra.

Sinqerisht, Roland Bejko.