Tërmeti i sotëm dëmton dy pallate në Tiranë

Read Time:32 Second

Tërmeti që ra mesditën e sotme me magnitudë 5.1 ka shkaktuar dëme edhe në disa pallate në Tiranë. Në pamjet e mbërritura në ABC News shihen dy pallate njëri në zonën e 21 dhjetorit në kryeqytet, i cili ka pësuar çarje, ndërsa i dyti është në qendër të Tiranës te ish-kinema 17 nëntori. Siç shihet edhe nga pamjet policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në këtë pallat.

Stuhia e tërmeteve ka përfshirë vendin, që prej tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, mëngjesit e 26 nëntorit, i cili shkaktoi 40 viktima dhe mbi 700 të plagosur. /abcnews.al


https://youtu.be/wiqtPsYZKQQ

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Nëse nuk vëmë mend edhe kësaj radhe, do të thotë se e kemi hak!
Next post Thirrje urgjente nga Shijaku! Jane rreth 100 godina, pallate dhe banesa private te cilat jane klasifikuar te pabanueshme