Home Aktualitet Rëndësia e shpalljes “Fatkeqësi natyrore”

Rëndësia e shpalljes “Fatkeqësi natyrore”

nga Editor

EDUARD HALIMI 

Rendesia juridike e shpalljes “Fatkeqesi natyrore” dhe aftesite riperteritese qe duhet te garantoje sistemi, te drejtat dhe detyrimet ne rastin e termetit tragjik te 26 nentorit, bazuar ne parimin e subsidaritetit

Kur rreziku ka kaluar-sipas IGJEUM-gjithshka duhet te shkoje ne solidaritet dhe lutje njerezore se pari per te shpetuar jetet qe ndodhen poshte rrenojave, se dyti per te ngushelluar familjet e jeteve te humbura tragjikisht e pastaj se treti (dhe jo se fundmi) kujdesi per te gjithe ata qe kane ngelur pa nje cati mbi koke e gdhine naten e gjate e te ftohte jashte ne natyre!

E ndersa po fillon nje dite tjeter, teksa tronditja hap rrenë e tymit, mirenjohja e pakufishme per heronjte e ketyre 26 oreve, solidariteti, bashkimi jane elementet me njerezore qe na dalin nga zemra e tkurur prej dhimbjes qe shihet ne media. Pas rese se tymit dhe elementeve njerezore duhet te shohim pertej dhimbjes e trishtimit te shohim aftesine riperteritese te sistemit, te drejtat e atyre qe humben te afermit, jane te lenduar ne spitale, kane nevoje per ndihme dhe suport pertej ketyre diteve, pertej kesaj jave, pertej ketij muaji.

Ky i fundit ishte qellimi kur u ula te shkruaja kete mengjes, qellimi im primar, jo vetem ngushellimi dhe solidaritetit me ate qe po ndodh, (dhe qe i kam lexuar me dhimbje ne FB) por percjellja tek lexuesit e njohurive qe kam ne fushen e se drejtes, ne rastet e fatkeqesive natyrore ne lidhje me aftesine riperteritese qe duhet garantuar nga shteti dhe rendesia qe ka per ta shpallja ose jo e “Fatkeqesise natyrore” sipas Kushtetutes

Me poshte une do perpiqem qe te percjell disa argumente thelbesisht teknike ne lidhje me ate qe vjen pas : aftesine riperteritese te sistemit qe u ekspozua gjate ketij rreziku, per ti qendruar prane, pershtatur, rimekembur ne kohen e duhur dhe ne menyre efikase te drejtat e te demtuarve nepermjet obligimit te sistemit nga ana tjeter.

Nuk ka dyshim se termeti i dates 26 nentor, 6.4 balle ishte nje dukuri natyrore ekstreme, qe solli jete te humbura (24 deri tani), te lenduar (600 deri tani) demtime te pronave (me shume se 130 ndertesa deri tani).
Te gjitha keto elemente ne menyre kumulative plotesojne ate qe quhet “fatkeqesi natyrore” ne nje “force major” sipas definicioneve te Kushtetutes (neni 174), ligjit 49/2019, te pakten 3 direktivave te BE (2007-2014), deninicionit te WB etj.

Cdo shtetas ka te drejten e mbrojtjes nga fatkeqesite natyrore. Por ne rastet si termeti tragjik, vepron parimi i subsidaritetit!

Ne nje fatkeqesi natyrore vleresoj te permend disa nga elementet shume e rendesishme qe duhet te analizohen :

a. impakti i fatkeqesise ne total, njerezor, mjedisor qe perfshi vdekje, plagosje, semundje te shendetit fizik, mendor, mireqenien sociale te njeriut (qe mos i shohim pas disa muajshne TV si banoret e Floqit).

b. Informacioni mbi riskun e fatkeqesise , ekspozimin, kapacitetin perballues,

c. infrastrukurat kritike, strukturat fizike, ndertesat, shkallet, ashensoret, rrjetet dhe pasurite, teknologjike shtetore per sistemet jetike, financiare etj

d. Rimekembja duke rivendosur dhe permiresuar jeten dhe shendetin e shoqerise se prekur nga fatkeqesia natyrore duke u bazuar ne konceptin “rinderto me mire” per te shmangur dhe zvogeluar riskun e fatkeqesive ne te ardhmen.

e. Zvogelimin e riskut te mbetur, e atyre ezkistuese dhe atyre qe vijne ne te ardhmen.

Por ajo qe dua ti percjell lexuesit eshte se sa garantohen te drejtat e te lenduarve nepermjet sistemit te aftesise riperteritese. Dhe keto garanci te se drejtave te tyre te analizuar ne elementet me siper gatantohen me shume nese kjo “fatkeqesi natyrore” ne nje pjese te teritorit duhet te vendoset me Vendim te Keshillit te Ministrave.

Sipas nenit 174 te Kushtetutes qeveria mund te shpalle gjendjen e fatkeqesise natyrore. Elementet kumulative plotesohen (per me pak se kjo qe po kalojme rastet ne rajon jane te fresketa)

Ky vendim qeverie sjell edhe disa masa te jashtezakonshme ne kuptim te nenit 174 te Kushtetutes dhe nenit 42 te ligjit 45/2019:

  1. Per Institucionet publike, miratimi i nje fondi te vecante qeveritar per riaftesimin , rrishikimin e buxhetit vjetor shtetor, dhe gjithe elementeve qe cilesuam me siper nga a-e
  2. Per subjektet private detyrimin per evakuim, per te kryer detyrave vecanta (qe nuk detyrohen jo ne gjendje te jashtezakonshme), mbylljen e nje aktiviteti (psh hotel) dhe vendosjen ne sherbim te situates me te drejte te plote kompesimi
  3. Per shtetasit, detyrimin per zbatimin e urdherave, psh ndalimin per te mos u futur ne ndertesa, evakuimin etj.

Keto dhe te tjera garantojne me shume qytetaret sesa solidariteti apo humanizmi i perkohshem.

Ne konkluzion te ketij shkrimi thelbesisht teknik juridik, dua ti percjell lexuesit se aftesite riperteritese, rimekembja kompesimi te jete afatgjate dhe efikas ka nevoje per aplikimin e mbrojtjes se tyre te gjithe sistemit, per tu vendosur ne nje situate te nje fatkeqesie natyrore sic parashikohet nga Kushtetuta dhe ligji. Nese nuk vendoset nga qeveria te aplikohet “Gjendja e fatkeqesise natyrore”, shume nga keto te drejta riperteristese mund te cedojne.

Sistemi (shteti) duhet te garantoje jo vetem te sotmen dhe te nesermen por me masat qe duhet te marrr te garantoje te ardhmen nepermjet konceptit “rinderto me mire” per viktimat, te lenduarit, te demtuarit e sotem por dhe per gjithe shoqerine ne te ardhmen.

Lajme te ngjashme