Home Aktualitet Ja fotot fallco që janë përdorur gjatë tragjedisë së tërmetit

Ja fotot fallco që janë përdorur gjatë tragjedisë së tërmetit

nga Editor

Kujdes, Fake!!
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!

Nga Jonila Godole

Në situata kritike apo katastrofa natyrore si tërmetet përveç informimit ka edhe dezinformim. Lajmet e rreme (fake neës) dhe ekzagjerimet e shoqërojnë procesin e raportimit. Për më tepër që burimi i informacionit nuk janë vetëm gazetarët, por edhe qytetarët e zakonshëm – “gazetaria qytetare”.
Studentet e ateliesë “Kritika e medias”, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit UT, po monitorojnë këto ditë median online dhe kemi mundur të identifikojme foto fake që po qarkullojnë pas tërmetit, por fatkeqësisht nuk kanë lidhje me të. Fotografitë fiksojnë më shumë gjendjen e vështirë psikologjike emocionale të njerëzve duke bërë të mundur që impakti dhe përthithja e çdo lajmi të jetë shume herë më i madh. Fëmijët dhe kafshët shkaktojnë emocione të forta dhe ka grupe mediatike që nuk kursehen për ta shfrytëzuar si rast.

Monitorimi do vazhdojë, por po rendis disa nga rastet:

  1. Foto e autokolonës së makinave ushtarake të FSK-së që vijnë drejt Shqipërisë është realizuar në vitin 2017 dhe jo në nëntor 2019

Linku i origjinalit: https://2lonline.com/niset-nje-kontingjent-fsk-se-per-te-m…/

  1. Foto e forcave ushtarake që shpëtojnë një foshnje është realizuar në vitin 2016

Linku i lajmit origjinal: https://balkanweb.com/misioni-i-veshtire-dhe-emocionues-i-…/

  1. Qeni, i cili qëndron pranë dorës së një personi që ndodhet poshtë rrënojave është realizuar në vitin 2018 në një tërmet në Kaliforni.
  1. Foton e fëmijës, i cili qan në rrënojat e një shtëpie e gjejmë në internet nën logon “shutterstock”

Linku fotos origjinale:
https://www.shutterstock.com/…/little-boy-near-destroyed-ho…

  1. Një nga fotot e përdorura nga kryetari i bashkisë Tiranë është një foto e bërë në një aksion ndihme në Korçë.

Linku i postimit origjinal: https://balkanweb.com/veliaj-3-kamione-me-ndihma-per-te-pr…/

Lajme te ngjashme