Një 7-vjeçar i identifikuar si Rolejt Vata ka humbur kontaktet me familjen që prej paradites së 26-nëntorit, ditës së tmerrshme të tërmetit. 7-vjeçari ndodhej së bashku me të ëmën, të vëllanë dhe gjyshen në banesën e tyre në Thumanë në momentin që ra tërmeti.

Menjëherë sapo u ndjenë lëkundjet e forta, e ëma ka marrë Rolejtin dhe e ka nxjerrë poshtë pallatit për t’u kthyer për të marrë edhe vjehrën me djalin tjetër. Në momentin që është ngjitur sërish, gruaja në fjalë ka thyer këmbën dhe nuk ka mbërritur dot.
Djali i saj i madh, Santiljani u shpëtua dhe u gjet gjallë në prehrin e gjyshes, Hajrie e cila tashmë kishte ndërruar jetë, ndërsa Rolejti nuk dihet se ku është.
Familja po kërkon dëshpërimisht të voglin dhe nuk e gjen askund. Në morg nuk është gjetur, kështu që shpresat që mund të jetë gjallë janë më të mëdha.