40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke.

Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.  Një ditë më parë kryeministrit Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qarqet Tiranë dhe Durrës. Ndërsa 27 nëntorit e shpalli ditë zie kombëtare.