Një nga banorët e prekur nga tërmeti, nga Thumana ka treguar momentet e tmerrit, kur pallati përballë atij që ai jetonte u shemb.

Në një intervistë për News24 ai tregoi momente nga misioni i shpëtimit për Saimir Grekun, i cili humbi jetën në spital. 

Saimir Greku vetëm bërtiste, kërkojnë ujë thoshtë kam  dhimbje. Përfundimisht e nxorrëm të gjallë po me shumë dëmtime e këmbë të thyera. Ndërroi jetë në spital. Ujë nuk i dhamë dot por vetëm disa spërkatje, aq sa mos të mbytej nga pluhuri. I bëri gjilpërën ai i spitalit dhe asgjë më shumë,”-tha banori.