Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu bëri të ditur se mes viktimave të tërmetit të 26 shtatorit kishte edhe një të afërmen e tij. Ajo ishte studentja e mjekësisë Kristi Reçi, e cila u nxorr dje e pajetë nga rrënojat, së bashku me familjarët e saj, vëllanë 22-vjeçar, dhe të dy prindërit.
“U prefsh në paqe Kiki,”- shkruan Gregu, duke lënë të kuptohet se ai i thërriste Kiki me përkëdheli.
