Home Aktualitet “Na kërkonte ta linim aty”/ Vdiq në spital, zjarrfikësi tregon momentet e fundit të Diena Meçajt: Në krahë kishte vajzën e vdekur

“Na kërkonte ta linim aty”/ Vdiq në spital, zjarrfikësi tregon momentet e fundit të Diena Meçajt: Në krahë kishte vajzën e vdekur

nga Albina Hoxhaj

Historia e Diena Meçaj Karanxhas, 30-vjeçares që gjeti vdekjen bashkë me të bijën e mitur në rrënojat e tërmetit të 26 shtatorit bëri xhiron e rrjetit.

Një person ka dërguar mesazh në rrjetet sociale të Anabel ku edhe ka treguar detaje lidhur me momentin kur e reja është gjetur nga forcat e shpëtimit bashkë me të bijën e vdekur në krahë. Sipas tij, ajo nuk e lëshonte të bijën dhe pak më vonë ndërroi jetë në spital për shkak të hemoragjisë. 

“Ah Anabel kjo ishte shumë e dhimbshme. Babai im dje ka qënë prezent në nxjerrjen e saj dhe thoshte që gjatë gjithë kohës gruaja i kërkonte ta linin aty, mos ta shpëtonin pasi në krahët e saj kishte vajzën e vdekur dhe nuk e lëshonte. Nuk jetoi gjatë dhe pasi doli kishte pësuar hemorragji. Fatkeqsisht!,”-shkruan personi. 

Lajme te ngjashme