Home Aktualitet Gjendja e jashtëzakonshme/ Ndalohen nismat ligjore dhe tubimet, çfarë ndodh në këto 30 ditë

Gjendja e jashtëzakonshme/ Ndalohen nismat ligjore dhe tubimet, çfarë ndodh në këto 30 ditë

nga Albina Hoxhaj

Çfarë ndodh kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme?

Sipas Nenit 173 të Kushtetutës, gjendja e jashtëzakonshme vendoset nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave në rastet kur cënohet rendi kushtetues dhe siguria publike ndërsa Neni 174 i Kushtetutës thotë se “për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.”

Në bazë të asaj çfarë thotë ligji, deri me 27 dhjetor do të ndërpriten të gjitha nismat ligjore, përfshi këtu edhe atë për shkarkimin e Metës. Nga ana tjetër gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në zonat ku ajo është shpallur nuk mund të organizohen tubime nga qytetarët. Mbetet për t’u parë nëse pas kësaj, Meta do të anulojë tubimin e thirrur në 8 dhjetor, tubim tashmë që i ndalohet me ligj.

Lajme te ngjashme