Home Aktualitet Tragjedia, Basha në Thumanë: Pesë detyrat që duhet të bëjë qeveria, njerëzit nuk rrinë dot në çadra!

Tragjedia, Basha në Thumanë: Pesë detyrat që duhet të bëjë qeveria, njerëzit nuk rrinë dot në çadra!

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka vënë qeverisë pesë detyra që duhet të kryejë në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhet Shqipëria. Në një prononcim për mediat nga Thumana, Basha u shpreh se njerëzit nuk mund të rrinë në çadra dhe se qeveria duhet të vërë apartamente në dispozicion.

Ndër të tjera, kryedemokrati falenderoi zjarrfikësit, policinë dhe trupat e shpëtimit por u shpreh se ata nuk kanë pajisje dhe punonin me duar. Kështu që, sipas Bashës duhen blerë pajisje dhe mjete të nevojshme për të përballuar këto lloj situatash.

Kryedemorkati falenderoi edhe biznesmenët dhe kompanitë private për ndihmat e dhëna ndërkohë që vuri në dukje se objektet e rrezikuara duhen evidentuar në mënyrë që njerëzit të evakuohen.

Më mirë vonë se sa kurrë. Mirë që mëngjesin e sotëm u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Së pari kërkimi dhe nxjerrja e njerëzve nga rrënojat dhe për këtë duhet një mbëshetjeje dhe bashkëpunim. Njerëzit nuk mund të qëndrojnë në çadra, ata duhet të strehohen në apartamente për të paktën gjashtë muaj. U jam mirënjohë hotelierëve që kanë ofruar dhomat e tyre.

Por qeveria duhet të alokojë fonde që njerëzit të mos ngelen jashtë në këtë mot të ftohtë.

Një gjë e vogël ndodh dhe të bllokon gjithë ditën, kjo është shumë e rëndë.

Mirënjohje për punonjësit e kompanive private, njerëzit, policinë dhe forcat e armatosura, por i kemi parë me sytë tona që punonin me duar. Ne nuk kemi pajisje. Së treti, duhet që të blejmë pajisje dhe jo të na i sjellin të tjerët nga jashtë. Të trajnohen të gjitha forcat për të përballuar katastrofat natyrore.

Së katërti, duhet të shihen dhe vëzhgohen në mënyrë që të evidentihen objektet që janë në rrezik më pas njerëzit duhen evauukuar.

Së pesti, duhen masa për të luftuar stresin dhe traumën që kanë përjetuar njerëzit dhe kjo gjë nuk bëhet me propagandë. Mirëinformimi i qytetarëve është një nga gjërat që të bën të luftosh dhe përballosh panikun,”– tha Basha ndër të tjera.

Mbi 30 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

Lajme te ngjashme