Rruga e Kombit pa pagesë për automjetet me ndihma për të prekurit nga tërmeti

Read Time:32 Second

Shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë, e njohur si Rruga e Kombit, duke filluar që nga dita e djeshme ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjitha makinave (individë, shoqata, institucione të Kosovës e Shqipërisë, etj), të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Këto grup personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente.

Një  tërmet i fuqishëm goditi vendin tonë mëngjesin e së martës me magnitudë 6.3 Rihter. Tërmeti ka një bilanc tragjik. Janë mbi 30 të vdekur, 658 të lënduar dhe fatmirësisht deri tani edhe 45 jetë të shpëtuara nga rrënojat.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tragjedia na bën bashkë! Diaspora nuk braktis të prekurit, mbledh rreth 350 mijë dollarë për viktimat
Next post Tragjedia, Basha në Thumanë: Pesë detyrat që duhet të bëjë qeveria, njerëzit nuk rrinë dot në çadra!