Greqia është prekur mëngjesin e kësaj të mërkure nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,1 të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ka qenë afërsi të Kretës, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Epiqendra e tërmetit shtrihet 74 km në perëndim të Chania dhe 20 km në jug të Antikythera ndërsa thellësia lokale vlerësohet në 56 km .
Tërmeti ishte fortë me mësohet se zgjati për disa sekonda, ku lëkundjet janë ndjerë shumë edhe në Athinë, në të gjithë Peloponezin megjithëse ishte e vendosur 258 km në jug të kryeqytetit.
Kjo lëkundje e fortë u shënua në orën 08:23 të ditës së sotme dhe vjen vetëm një ditë pas tërmetit tragjik që goditi Shqipëinë ku për pasojë mbetën të vdekur 26 persona dhe 650 të tjerë janë të plagosur. Mediet greke raprotojnë se njerëzit janë në panik.
