Home Aktualitet 27 pallate të pabanueshme në Durrës, 400 persona janë nisur në mesnatë për t’u strehuar në Kosovë

27 pallate të pabanueshme në Durrës, 400 persona janë nisur në mesnatë për t’u strehuar në Kosovë

nga Editor

Sipas të dhënave paraprake nga Bashkia e Durrësit 27 pallate, të cilat kanë pësuar dëmtime janë vlerësuar të pabanueshme.

Banorët të frikësuar të vendosur në çadra tregojnë momentet e vështira që kanë përjetuar pas tërmetit që tronditi vendin. Gazetarja, Ajgena Korbi raporton për abcnews.al se rreth 400 persona janë nisur në mesnatë për t’u strehuar në Kosovë.

Gjithashtu për qytetarët që janë në nevojë është mundësuar shpërndarja e ushqimit dhe ujit në çadrat e emergjencës në Durrës.

Kujtojmë që nga tërmeti i fortë që shkundi Shqipërinë deri më tani raportohen 28 viktima dhe 650 persona të plagosur. Kërkimet nën gërmadha vazhdojnë ende me shpresën për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur aty.

Sipas të dhënave të Agjencise së Mbrojtjes Civile dhe Igjeum që prej mëngjesit të djeshëm, ora 3.54 kur goditja kryesore pati magnitude 6.3 balle, e deri në momentin që po flasim janë shënuar  310 pasgoditje.

Lajme te ngjashme