Mrekulli nga Zoti, dalja shëndoshë e mirë nga rrënojat për Klajdi Qaton. I riu është djali I pronarit të hotelit të rrënuar nga tërmeti I fuqishëm që ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit së të martës.

I riu ka qëndruar përreth 20 orë nën rrënoja në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Nxjerrja e tij është pritur me lot gëzimi nga familjarët. I riu është fshehur nën krevat gjatë këtyre orëve.

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, kanë humbur jetën të paktën 24 persona, ndërsa rreth 600 të tjerë janë plagosur.